Futboll Seria A Sport

VAZHDOJNË PËRFORCIMET E MËDHA/ Pep Guardiola refuzoi Juventusin, ja motivi befasues

Pep Guardiola ishte shumë pranë Juventusit, aq sa Andrea Agnelli po përgatitej t’i bënte një kontratë super dhe merkato gjithashtu, por vetë spanjolli ka refuzuar në fund. Sipas medieve italiane dhe ekspertit të merkatos Palmieri, bardhezinjtë, pas humbjes në Madrid ndaj Atleticos, menduan menjëherë te trajneri i Cityt, por ky i fundit ka shprehur besnikërinë ndaj projektit në “Etihad Stadium”, për ta riprovuar edhe njëherë tjetër, edhe një vit.

Ndoshta, pasi Allegri të jetë larguar, nëse qëndron dhe një sezon, Guardiola dhe Juventusi mund të ritakohen sërish dhe, këtë herë, duke shtrënguar duart.

Pep nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që të fitojë një titull edhe në Itali, aty ku është rritur profesionalisht edhe si futbollist, pranë mjeshtrit Mazzone te Brescia.

Related posts

E FRIKSHME/ Serbia fitoi në Podgoricë, por shikoni sherrin masiv mes dy tifozerive (VIDEO)

Isa.Autor

NDESHJA ME KUKËSIN/ Trajneri Gega me “artilerinë” në fushë, ja lojtarët që i bashkohen ekipit

Delo.autor

Përgatituni për një MILAN të madh/ LEGJENDA KAKA merr një ROL të ri te kuqezinjtë

Isa.Autor

Leave a Comment