Basketball

NBA/ “buzëqeshin” Warriors dhe Bucks, dorëzohen Rockets dhe Celtics!

Golden State Warriors tregon forcën edhe në sfidën e dytë gjysmëfinale të Perëndimit ndaj Houston Rockets duke e çuar në 2-0 serinë mes tyre. Pas suksesit të ngushtë në ndeshjen e parë këtë herë në Oracle Arena, Warriors triumfuan me 6 pikë diferencë 115-109, në një ndeshje ku diferencën e bëri perioda e parë të cilën kampionët në fuqi të NBA, e mbyllën në epërsinë e 9 pikëve. Sfida brenda sfidës edhe në këtë duel të dytë ishte mes Kevin Durant dhe James Harden. Me 29 pikë 4 asiste dhe 5 rebound e mbylli ndeshjen Kevin Durant ndërkohë që mjekëroshi i Rockets kishte statistika disi më të mira, pasi koleksionoi në total 29 pikë 4 asiste dhe 7 rikuperime poshtë tabelës. Te Warriors spikatën edhe dy yjet e tjerë Klay Thompson dhe Stephen Curry që realizuan respektivisht 21 dhe 20 pikë. Tashmë seria mes Golden State dhe Houston do të zhvendoset në Texas aty ku, Harden me shokë do të tentojnë të barazojnë në 2-2 serinë e gjysmëfinaleve.

Falë një Giannis Antetokounmpo në superformë arriti të reagonte Milëaukee Bucks që mposhti në ndeshjen e dytë në Wisconsin Boston Celtics me rezultatin e thellë 123-102, duke barazuar në 1-1 serinë e gjysmëfinaleve të Lindjes mes tyre. Me 29 pikë 4 asiste dhe 10 rebound greku Antetokounmo ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Bucks. Por një dorë në këtë sukses Milwaukee-it ja dha dyshja Middelton-Bledsoe që sëbashku realizuan 49 pikë. Tashmë misioni i Milwaukee do të jetë të fitojë të paktën një nga 2 ndeshjet e rradhës që do të zhvillohen në parketin e Celtics TD Garden.

Related posts

NBA/ Sezon i mallkuar për Golden State, ylli i ekipit thyen dorën

Delo.autor

75 VITE HISTORI/ NBA “pushtohet” nga të huajt, ja skuadrat dhe shtetet që dominojnë

Delo.autor

RUDY GUBERT ME KORONAVIRUS/ NBA me vendim drastik, mbyll sezonin e rregullt (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment