Champions League Futboll Sport

BARCELONA-LIVERPOOL/ Messi është titullar në këtë super ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Camp Nou është vendi i ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes dy gjigantëve të mëdhenj evropianë, Barcelona dhe Liverpool.

Barcelona është në kërkim të finales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, derisa Liverpooli e synon finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion.

Skuadra e Ernesto Valverdes tashmë e ka siguruar titullin në La Liga dhe është në finale të Kupës së Mbretit, prandaj synon që në ndeshjen e parë gjysmëfinale ta shfrytëzojë terrenin vendas për ta mbajtur gjallë shpresën për tripletë këtë sezon.

Ndërkohë, skuadra e Jurgen Klopp është në një betejë të ashpër me Manchester City për titull në Premierligë, por sonte në orën 21:00 përqendrimin e plotë do ta ketë vetëm në gjysmëfinalen e Championsit.

Rrugës për në gjysmëfinale, Barça eliminoi Lyon dhe Manchester United, ndërsa Liverpooli Bayern Munich dhe Porto.

Kosovari përfaqësues i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, do të jetë në stol në këtë takim, që nis në orën 21:00.

Related posts

De Laurentiis sulmon Sarrin/ Po mendonte vetëm për imazhin e tij

Sadik.Autor

“THE BEST”/ Zbulohen votat e Messit dhe Ronaldos, shikoni a zgjodhën njëri-tjetrin? (FOTO)

Delo.autor

Zidane akuza të rënda ndaj Bale, shihni çfarë thotë

Delo.autor

Leave a Comment