Futboll

“Fenomeni”: Provën e parë e kalova si portier, varfëria më privoi nga klubi i ëndrrave!

Prezent në programin e fundit “Canal Zico 10”, në YouTube, i prezantuar nga ish-kampioni brazilian, Ronaldo “Fenomeni” ka rrëfyer se testi i tij i parë ishte në rolin e portierit dhe madje e kaloi suksesshëm.

“Shkova të bëj një provë te Valqueire. Futsal ishte shumë i praktikuar. Ishin plot 50 fëmijë për të bërë atë testim. Unë doja të luaja në të djathtë dhe ishte pikërisht në atë pozicion ku gjendeshin më shumë kandidatë. Në atë kohë nuk gjuaja akoma mirë me të majtën. Kishte njerëz gjithandej. Ishin vetëm tre kandidatë për rolin e portierit. Bëra provën si portier dhe kalova. Në stërvitje ndryshova pozicion dhe nuk u ktheva më kurrë në portë”, rrëfen “Fenomeni”.

Rezultate imazhesh për ronaldo psv

Më pas Ronaldo kujton fëmijërinë e tij dhe vështirësitë për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike të familjes.

“Përpara se të shkoja te São Cristovão, shkova të testohem te Flamengo, isha vetëm 10 vjeç dhe atje kishte një turmë të madhe me fëmijë, kalova testin e parë, u ktheva për provën e dytë dhe organizatori ishte Cantarelli. Kishim vetëm 3-4 minuta në dispozicion për të treguar diçka nga vlerat tona. Më pa dhe më aprovoi, por jetoja në Bento Ribeiro, për të arritur në Gavea duhej të merrja dy autobusë në vajtje dhe dy në kthim. Herën e tretë që shkova, mamaja më tha se kishte harxhuar të gjithë buxhetin familjar, prandaj shkova të luaj te São Cristovão, sepse hipja vetëm te një tren. Ishte një mëkat, sepse unë ëndërroja të luaja te Flamengo, nuk kam fajësuar kurrë klubin për këtë. Si mund të më ofronte Flamengo ndihmë për transportin, nëse nuk isha ende i federuar?”, vijon Ronaldo. Rezultate imazhesh për ronaldo barcelona

“Fenomeni” nuk lë pa përmendur edhe momentin e mbërritjes së tij te PSV Eindhoven: “Kur shkova te PSV trupi im ndryshoi për shkak të ushqimit, më parë peshoja 78 kilogramë, ndërsa kur shkova te Barcelona peshoja 82 kg. Nuk më bëhej vonë për të ftohtin, ishte diçka që nuk më interesonte më, doja vetëm të fitoja. Të rinjtë e sotëm duhet të mbajnë parasysh se duhet të angazhohen edhe kur nuk janë në fushë, për shkak të ndonjë dëmtimi, sepse në fund të bën më të fortë. Zbulova një forcë në vete, që nuk dija ta kisha, pas dëmtimit tim të parë te Inter, në moshën 24-vjeçare”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan “hedh rrjetat” në Francë, gati oferta për lojtarin e Lille…

Delo.autor

Ka nxitim prej Botërorit, ja merkatoja e pritshme në “top 4” ligat europiane

Sadik.Autor

TRANSFORMIM TOTAL/ Ja si do dukeshin yjet e futbolli pas karantimimit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment