Futboll Premier League Sport

DO TË TRANSFEROHET TEK JUVENTUSI/ Mesfushori Ramsey: Erdha kur isha një fëmijë, ndërsa tani largohem si…

Mesfushori Aaron Ramsey nuk do të luajë më asnjë ndeshje me Arsenal këtë sezon. Jo sepse ai sezonin tjetër do të transferohet te Juventusi, por se i dëmtuar nuk ka më asnjë shans të zbresë në fushë këtë sezon me “topçinjtë”.

“Më vjen keq që ndeshja ndaj Napoli në Europa League ishte e fundit këtë sezon për mua. Për fat të keq, dëmtimi nuk më lejon që të luaj në ndeshjet e mbetura dhe jam i zhgënjyer. Do të dëshiroja të ndihmoja Arsenal në Europë dhe Premier, por nuk kam mundësi”, tha Ramsey.

Duke falënderuar fansat, mesfushori 28-vjeçar thotë: “Ishte një rrugëtim i gjatë, brenda dhe jashtë fushës. Në 11 vite këtu kanë ndodhur shumë gjëra. Erdha kur isha një fëmijë, shumë llafazan. Ndërsa tani largohem si një kampion, baba i 3 fëmijëve dhe më shumë krenari, kujtime e trofe, që do t’i mbaj me vete. Këtë fundjavë do të luajmë ndeshjen e fundit në fushën tonë në Premier, ndaj do të jetë emocionuese”.

Related posts

“EURO 2020″/ Uells mposht Turqinë në “Olympic Stadium” falë dyshes Rasmey-Roberts

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Serie A rinis më 31 maj dhe përfundon më 12 korrik

Delo.autor

FABIO BORINI DREJT LARGIMIT NGA MILAN/ Ja dy skuadrat që kërkojnë kalimin e 28-vjeçarit…

Delo.autor

Leave a Comment