Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ Modric i pashitshëm, REALI NUK do të pranojë asnjë ofertë

Mesfushori kroat Luka Modric rrezikon të mbetet “ëndrra e një sezoni veror” për tifozët e Interit. Pas fjalëve të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, që deklaroi se lojtari nuk lëviz nëse dikush nuk paguan 750 milionë euro, sot ka ardhur edhe konfirmimi nga e përditshmja spanjolle “Marca”, sipas së cilës drejtuesit e Real nuk heqin dorë nga lojtari. Për Perez dhe trajnerin Lopetegui, lojtari është i pashitshëm dhe i pazëvendësueshëm dhe se ka ende 2-3 vite përpara në nivele të larta.

Për Real nuk ka ende një lojtar të denjë për ta zëvendësuar Modric edhe pse në skuadër ndodhet edhe Mateo Kovacic, që këtë sezon mund të ketë më shumë hapësira. “Nuk do të pranojmë asnjë ofertë për Modric, por konfirmojmë edhe se nuk jemi duke kërkuar ndonjë zëvendësues të kroatit. Ai nuk ka zëvendësues, është i vetëm, ndaj mbetet i pashitshëm për ne. Çdo ofertë për Modric do të refuzohet”, shkruan “Marca”, që i referohet burimeve nga klubi “merengues”.

Related posts

PRAPASKENA/ KËSHILLA e POGBAS shpëtoi stolin e MOURINHOS, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Isa.Autor

ÇËSHTJA YLLIT “ZIKALTËR”/ Antonio Cassano: Godin nuk i bën punë Interit, ja ku qëndron problemi

Delo.autor

NJË VIT NGA VDEKJA E EMILIANO SALA/ Flet e ëma: Dhimbje e pamundur të harrohet dhe të shuhet

Delo.autor

Leave a Comment