Futboll Sport

KISHTE PËSUAR NJË INFARKT NË ZEMËR/ Kasillas reagon: Faleminderit të gjithëve për… (FOTO)

E gjithë Europa dhe më tej, ishte në frikë pasditen e sotme, teksa bëri bujë lajmi se ish-portieri i Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Kasijas, kishte pësuar një infarkt në zemër.

kasijas

Gjithsesi, falë ndërhyrjes së shpejtë, Kasijas ia doli të kalojë rrezikun dhe tashmë gjendet në një situatë të stabilizuar shëndetësore.

Siç raporton “Marca”, Kasijas kishte ndjerë diçka të çuditshme gjatë stërvitjes së sotme, dhe doktorët e Portës e kishin çuar në spital. Aty, doktorët kishin kuptuar më pas se ishte një atak në zemër, prej bllokimit të arteries së djathtë.

Më vonë, Kasijas reagoi vetë në rrjetet sociale, ku teksa postoi një foto nga krevati i spitalit, deklaroi: “Çdo gjë në kontroll këtu, frikë e madhe por forcat janë të parpekura. Shumë faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen”.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Ndizet alarmi Fshatin Olimpik, pozitivë me koronavirus 12 agjentë të sigurisë

Delo.autor

E PARITUR/ Mediat greke kritikojnë Bashën, tekniku spanjoll merr vendimin drastik…

Isa.Autor

Njihuni me domethënien e tatuazheve të Leo Messit

Sadik.Autor

Leave a Comment