Futboll

ÇMENDURIA 91 KM NË ORË NGA 27 METRA/ Del Piero mahnitet: “Pleshtin” e pushtoi “djalli” (VIDEO)

Pak më shumë se 27 metra dhe goditje dënimi me topin që arriti shpejtësinë thuajse 91 km në orë. Për Lionel Messin duket se asgjë nuk është më e pamundur, aq më tepër nëse quhesh Real Madrid, Liverpool e kështu me rradhë…

Pleshti i shënon kujtdo, nuk njeh rival dhe, aq më tepër, portier. Alisson Becker është një portier jo normal dhe ndër më të mirë në qarkullim, por edhe pse u mundua të kërcente më fort se kurrë për të mbërritur te sfera, nuk ia doli në kohë. Një goditje në perfeksion ajo e argjentinasit, aq sa Alessandro del Piero, mjeshtri i goditjeve të dënimit, mbeti i mahnitur përpara tv.

“Çfarë mund të thuash? Mendoj se Messi ishte i pushtuar nga djalli… Edhe goli i parë nuk ishte i lehtë, shihni se me sa ëmbëlsi e kontrollon topin pasi i kthehet nga tranversa te goditja e Suarezit. Por, te goditja e dënimit nga 27 metra, ta dërgosh me atë preçizion dhe atë forcë goditje është çmenduri. Kur ke futbollistë me këto cilësi, në një mbrëmje të veçantë si ajo e Champions, të nxjerrin nga clindri gjithçka”.

Related posts

“BERNABEU” NË KËMBË/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Kroos, Vinicius zhbllokon “El Clasicon” (VIDEO)

Delo.autor

LARGOI NGA STOLI TEKNIKUN MOURINHO/ Tottenham nis kontaktet me trajnerin e La Liga-s…

Delo.autor

Fillojnë përleshjet edhe në Kiev/ Ultrasit rusë sulmojnë tifozët e Liverpulit

Sadik.Autor

Leave a Comment