Futboll Seria A Sport

“JAM PËRSHTATUR MIRË TEK JUVENTUS”/ Ronaldo zbulon: Trajner në të ardhmen? Pse jo…

Cristiano Ronaldo pretendon se është adaptuar më së miri tek Juventus dhe nuk e përjashton një karrierë si trajner futbolli.

Ronaldo iu bashkua Juve-s nga Real Madrid verën e kaluar dhe ka debutuar me titullin e Scudetto-s dhe Supercoppa-n në Serie A, megjithëse ka shënuar pak gola në krahasim me vitet e fundit.

“Gjëja e parë që bëj kur shkoj në një klub të ri është të jem vetvetja, asgjë tjetër,” shprehet ai për El Pais.

“Etika ime e punës është gjithmonë e njëjta. Duhet të jesh i përulur dhe të mbash mend se nuk i di të gjitha.

Nëse je i zgjuar, kap gjërat e vogla që të përmirësojnë si atlet. Jam përshtatur shumë mirë tek Juventus, ata e kanë parë që nuk jam një mashtrim.

Rol trajneri kur të var këpucët? Pse jo?” e ka mbyllur portugezi.

Related posts

Konfirmohet lajmi i keq për Belgjikën, ndaj Anglisë mungon bomberi

Isa.Autor

TOTTENHAM-AJAX/ Pochettino me gjashtë mungesa në duelin e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Mourinho ofron yllin e ekipit për Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment