Futboll Ligue 1 Sport

DISIPLINA “MASAKRON” MBAPPEN/ Ylli PSG-së humbet mundësinë të sfidojë “Pleshtin”

Kilian Mbape ishte një ndër protagonistët negativ në finalen e kupës, ku PSG humbi në penallti (6-5) nga Renesi. Francezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me takë gjurin e kundërshtarit të tij.

Por, Komisioni i Disiplinës në Francë, nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pezulluar Mbapenë me 3 ndeshje. Kështu sezoni për 19-vjeçari është i mbyllur këtu dhe ai humbet sfidat me Angersin, Nisën dhe Dizhonin.

Gjithashtu, ai humbet mundësinë të konkurrojë gjeniun Mesi për “Këpucën e Artë”.

Francezi ka 30 gola në kampionat dhe 36 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Mesi 34 në kampionat dhe 48 gjithsej.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Zbuloni si kuotohen në baste Tirana dhe Partizani

Delo.autor

Real Madridi nis përgatitjen kundër Juventusit

Sadik.Autor

“E MBAN MEND ATË NATË?” Ronaldinho provokon Ramos me pozën e gabuar. Spanjolli e “fundos” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment