Futboll Premier League Sport

PLAS NË PREMIER/ Son godet me grusht e ndërhyn e ashpër, ja ndëshkimi… (VIDEO)

Tottenham ka vështirësuar gjërat në ndeshjen ndaj Bournemouth, teksa pjesa e parë ka përfunduar në 0-0, por Son Heung-Min ka katranosur gjithçka duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën 43’.

Koreano-jugori goditi me grusht në bark një kundërshtar, pak sekonda pasi shkaktoi faull ndaj një kundërshtari.

Si të mos mjaftonte largimi i Son, sapo ka filluar pjesa e dytë, mbrojtësi Juan Foyth ka marrë direkt karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër me takë drejt e në këmbët e kundërshtarit.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për Tottenham, pasi në rast fitore hedh një hap të sigurt drejt zonës Champions, por në të kundërt rrezikon gjithçka, për më tepër që Bournemouth nuk luan për asnjë objektiv.

 

Related posts

Gol shprese në Champions/ Sulmuesi shqiptar i shënon grekëve të PAOK (VIDEO)

Isa.Autor

Simeone, për sulmuesin e Atletico: Ai është një kafshë

Sadik.Autor

Salah i fikusuar te finalja/ Egjiptiani ndërpret agjërimin për trofeun me “veshë të mëdhenj”

Sadik.Autor

Leave a Comment