Futboll Premier League

Liverpool dhe Barcelona arrijnë marrëveshje rekord për Coutinhon

Philippe Coutinho do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni për të kaluar në Barcelonë.

Liverpool dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit brazilian, Philipe Coutinho gjatë verës së ardhshme.

Barcelona për shërbimet e Coutinhos do të paguajë 140 milionë euro, duke u bërë shitja më e shtrenjtë në histori të Premier League.

Katalonasit e dëshironin brazilianin edhe verën e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit në fund, duke bërë që negociatat të vazhdojnë edhe pas mbylljes së afatit kalimtar.

Coutinho kështu do të jetë blerja tjetër e madhe e Barcelonës, ku do të krijonte një katërshe të fortë me Leo Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Related posts

ANALIZA e Gabias: Po vuajmë së bashku, ekipi është me trajnerin

F.autor

DËSHTOI NË BOTËROR/ Bayern Munich bën një sondazh për mesfushorin e Napolit…

Isa.Autor

BRAZILI I SË ARDHMES/ Vendi i bekuar për Realin e Madrid, ja sa vlen në total e gjithë kombëtarja “seleçao”

Delo.autor

Leave a Comment