Futboll La Liga Sport

UDINESE-INTER/ Të dy ekipet kërkojnë fitore me çdo kusht, arsyeja… (FORMACIONET ZYRTARE)

Interi dhe Udinese do të përballen për herë të 104-të në histori sonte në orën 20:30, kur Zikaltrit do ta vizitojnë Udinesen në stadiumin “Dacia Arena”, në kuadër të javës së 35-të të Serisë A.

Ndeshja do të ketë shumë rëndësi për të dy fundet e tabelës. Shtatë pikë i ndajnë për momentin Interin në vend të tretë dhe Lazion në vend të shtatë, me katër ndeshje deri në fund të sezonit.

Në anën tjetër, Udinese do ta kërkojë me ngulm një fitore në shtëpi, për t’i përmirësuar gjasat e veta për mbijetesë në Serie A, ku garon që 25 sezone radhazi.

Vendasit janë për momentin në pozitën e 17-të, katër pikë para Empolit, para ndeshjeve të kësaj xhiroje.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

UDINESE – Musso; Larsen, de Maio, Nuytinck; D’Alessandro, Sandro, Mandragora, De Paul, Zeegelaar; Pussetto, Lasagna.

INTER –Handanovic; D’Ambrosio, de Vrij, Skriniar, Asamoah; Borja Valero, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Lautaro Martinez.

Related posts

Gripshi: E kishim studiuar mirë Kukësin, stafeta e talentit të sezonit? Ndoshta mund të kem…

Isa.Autor

Edin Dzeko shënon golin e nderit ndaj Liverpolit

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI “INFEKTON” SUPERIOREN/ Anulohen konferencat për shtyp të klubit të Tiranës dhe Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment