Futboll Sport

PAS NDESHJES/ Spalletti: Ky ishte maksimumi që mund të bëj

Inter ka dalë nga Udinese me një pikë, një rezultat që nuk e ndryshon shumë situatën e zikaltërve në luftën për Champions League. Pas ndeshjes, kjo është deklarata e Luciano Spalletti-t:“Nuk arritëm të shfrytëzonim mundësitë tona në pjesën e dytë, kur lojtarët e Udinese-s u lodhën.E nisa me një sulmues të vetëm për të ruajtur balancën e skuadrës, por kur futa edhe Icardi-n, Udinese u tërhoq akoma më mbrapa.

U munduam të dominonim ndeshjen dhe kemi luajtur shumicën e lojës në gjysmëfushën e tyre, por nuk vlen nëse nuk shënojmë.

Pres më shumë nga Keita dhe Candreva kur hyjnë në fund të takimit. Futa në fushë tre sulmues për të fituar ndeshjes, ky ishte maksimumi që mund të bëja.

Gjithsesi, përgëzoj Udinese-n pasi e kishte përgatitur mirë ndeshjen, sidomos në fazën defensive.”

Related posts

“MË MIRË TË KEMI PRESION”/ Gjimshiti: Jemi mësuar me skemën 3-5-2, mbrojtja jonë nuk ka patur probleme

Delo.autor

KËRKON PËRFORICME/ Nuk ka rinovim për Di Maria-n, PSG vë në shënjestër dy lojtarë për ta zëvendësuar

Delo.autor

“THUMBON” KEQ SULMUESIN ALEXIS SANCHEZ/ Ish-ylli i “Djajve të Kuq”: Ndoshta ka parë një fantazmë…

Delo.autor

Leave a Comment