Futboll La Liga

Për ish-presidentin e Realit, tani Gareth Bale nuk vlen asnjë grosh

Ish-presidenti i Real Madrid, Jorge Valdano ka ironizuar vlerën e Gareth Bale tek Real Madrid pas barazimit me Atletico Madrid. “Los Blancos” barazuan 1-1 në të dielën në Bernabeu, pasi Antoine Griezmann shënoi pas golit të Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez u ngjit në kuotën e 40 golave sezonal në të gjitha garat, ndërsa Bale, përkundër asisit që i dha CR7, përsëri është duke u kritikuar. Valdano pas derbit ironizoi uellsianin duke i thënë “El Transistor”: “Asgjë që bën Bale nuk vlen 100 milionë euro, ai ka vetëm numrin me të cilin luan në fanellën e tij”.

Pas një fillimi të shkëlqyer në La Liga pas transferimit nga Tottenham, duke shënuar 21 gola në sezonin e tij të parë me “Los Blancos”, Bale ka rënë viktimë e dëmtimeve të vazhdueshme, të cilat e kanë penguar të shfaqë më të mirën e tij.

Mungesa e tij në fushë dhe rritja e Marco Asensio, kanë bërë që Zinedine Zidane të preferojë spanjollin në vend të Bale. Si rezultat, një largim nga kryeqyteti spanjoll duket gjithnjë e më afër, me Manchester United dhe Spurs të interesuar për sulmuesin e krahut.

Përkundër kësaj, raportet në Spanjë kanë pohuar se 28-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi këtë verë. Pak kohë më parë agjenti i tij u tha mediave spanjolle se Bale nuk e mendon largimin, pasi ai është i lumtur në Madrid. Ndërkohë “AS” raporton se: “Ata që janë më afër tij këmbëngulin, se ai nuk ka plane për t’u larguar nga Reali në merkaton e verës. Nëse ai do të largohet, do të duhet që “Los Blancos” ta nxjerrin në merkato”.

Related posts

LIVERPOOL I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist “MAGJIK” nga Shaqiri, Ylli Salah ndëshkon West Ham (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Zikaltërit” dhe Juventus ofrojnë 100 milionë euro për yllin e Realit…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Një penallti eviton dramën, Shqipëria mbyll me fitore kualifikueset historike

Delo.autor

Leave a Comment