Futboll Seria A Sport

SHKËLQEN NË SERIE A/ Gjimshiti jep iluzionin e golit, por Strakoshës ia bëri… shoku i ekipit (VIDEO)

Berat Gjimshiti konfirmohet sërish si një element mjaft i rëndësishëm për Atalantën në Seria A.

Në sfidën e javës së 35-të që ekipi i Gasperinit po luan në transfertë ndaj Lacios, ishte mbrojtësi shqiptar, që në minutën e 76-të, dha iluzionin e golit, por në fakt ishte autogol i Uallas.

Në një goditje nga këndi, Gjimshiti kërceu mbi të tjerët në zonë, dhe me kokë u afrua te topi, por në fakt goditja ishte devijuar drejt portës së Strakoshës nga Uallas.

Related posts

Elneny nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Sadik.Autor

MERKATO “BOMBË”/ Ja cila është kërkesa e Lopeteguit për presidentin Perez…

Isa.Autor

SportPaul Pogba në shitje, kush do e zëvendësojë?

Q.Autor

Leave a Comment