Futboll La Liga Sport

“EKSPERIMENTAL” NDAJ VILLARREAL/ Zëvendësuesit e Ramosit dhe Benzemas nderojnë Zidane

Real Madrid më në fund ka fituar një ndeshje në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur Villarreal 3-1 në Santiago Bernabeu.

Trajneri francez kishte lënë jashtë skuadrës Gareth Bale, duke u dhënë përparësi të rinjve.

Ishte Mariano ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2’ të takimit, por Moreno barazon për miqtë pak minuta më pas.

Vallejo rikthen avantazhin për vendasit në minutën e 40’ përpara se Mariano të shënonte golin e qetësisë pak minuta pas pushimit.

Numri 7 i Real Madrid, një numër që trashëgoi nga Ronaldo, ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Villarreal ngushtoi diferencën në sekondat e fundit të takimit me Costa-n.

Tifozët e Real Madrid kishin kënaqësinë të shikonin rikthimin e Vinicius Junior, i cili është rikthyer pas dëmtimit, ai zëvendësoi Brahim Diaz.

Real shkon në kuotën e 68 pikëve në 36 ndeshje, ndërsa Villarreal në vend të 15-të, por me një fitore në dy ndeshjet e fundit do ta siguronte pa probleme qëndrimin në La Liga.

Related posts

S’KA MË DYSHIME/ Alvaro Morata në krahët e ish-bashkëshortes, puthja konfirmon gjithçka

F.autor

MBROJTJA FUT “UJË”/ Drejtuesit e Barcelonës në “hall”

Isa.Autor

YLLI FRANCEZ ËSHTË LIDER TEK REAL MADRID/ Benzema, 2 milionë arsye për të fituar “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment