Futboll Premier League Sport

AS VAN DIJK E AS STERLING/ Ja cilin futbollist voton Eden Hazard për “Lojtari i Vitit” në Premier

Virgil van Dijk u shpall lojtari i vitit në Premier League, teksa pritej që të ishte Raheem Sterling fitues, për të gjitha ato që ka bërë në fushë dhe jashtë saj.

Gjithsesi Eden Hazard ka një mendim ndryshe, teksa pas fitores me Watford ka zbuluar votën e tij për këtë çmim individual.

“Ndodh që disa lojtarë luajnë mirë për 2 muaj, më pas për 9 të tjerë zhduken, kështu që unë vendosa për vijueshmërinë. Për mua është më mirë të votoj një lojtar që luan përgjatë gjithë sezonit, për këtë votova për Sergio Aguero, jo sepse shënoi tripletë ndaj nesh. Ka luajtur në Premier League për 8 vite me radhë dhe ka pasur gjithmonë vijueshmëri. Ka qenë i dëmtuar disa herë, por kur ka qenë në fushë ka shënuar shumë gola. Kështu, për mua ai është më i miri”, analizoi belgu.

Van Dijk ka pasur një sezon fantastik me Liverpool, teksa këtë sezon ka pësuar vetëm 22 gola.

Related posts

MBARON MAKTHI NGA IZOLIMI/ Lojtarët e Napolit mund të kthehen në shtëpi

Delo.autor

“EURO 2020″/ 53 vite pritje, Anglia mposht Gjermaninë në “Wembley” dhe kualifikohen në çerekfinale

Delo.autor

Milan arrin marrëveshje me yllin nga Premierliga

Q.Autor

Leave a Comment