Barazimi 1-1 i Manchester Unitedit me Huddersfieldin e la përfundimisht jashtë Championsit skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, por ky dështim do të shoqërohet me humbjen financiare të “Djajve të Kuq”, që e kanë të parashikuar në kontratë uljen drastike të pagës në rast të mos arritjes së këtij objektivi minimal.
Shumica e kontratave të “yjeve” të United ka një klauzolë që i sheh lojtarët të humbasin 25% të pagës së tyre.
Paul Pogba, që paguhet 300 000 paundë në javë preket më shumë nga ulja e pagës.
Francezi do të humbasë 1.8 milionë paundë nga paga e tij vjetore.
Kjo shumë, në fakt, do t’i jepej bonus futbollistit në rast pjesëmarrjeje në Champions.
Pogba nuk është i vetmi lojtar që merr goditje nga reduktimi i të ardhurave.
Alexis Sanchez, që ka pagën më të lartë (500 000 paundë në javë), do të humbasë 125 000 paundë në javë nëse qëndron në “Old Trafford”.
Si Pogba, ashtu edhe Sanchez, janë përfolur për një largim të mundshëm nga United, që sigurisht nxitet edhe nga reduktimi i pagave të tyre për mospjesëmarrjen në Champions.
Reduktimi i pagave
Alexis Sanchez (nga 500 në 375 mijë paundë
Paul Pogba (nga 300 në 225 mijë paundë
Romelu Lukaku (nga 250 në 187 mijë paundë
David de Gea (nga 200 në 150 mijë paundë)
Fred (nga 175 në 131 mijë paundë)