Futboll Sport

PLAS “LUFTA” NË KAMPIONATIN BOLIVIAN/ Portieri gjuhet me breshëri shashkash, dërgohet në spital (VIDEO)

Portieri i The Strongest në kampionatin bolivian, Daniel Vaca ishte objektiv i tifozëve kundërshtarë në ndeshjen ndaj Jorge Wilstermann.

Në fundin e ndeshjes, kur po luheshin minutat shtesë, Vaca u sulmua me disa shashka në breshëri të cilat jo vetëm e frikësuan atë por edhe e dëmtuan.

Portieri ra në tokë dhe pati nevojë për ndihmë mjekësore, duke u transportuar më pas për në spital.

Ndeshja u mbyll 2-1 për The Strongest, ndërsa Jorge Wilstermann rrezikon dënim të rëndë edhe pse disa tifozë u arrestuan menjëherë.

Related posts

MBI RIKTHIMIN E ALLEGRIT TEK JUVENTUS/ Altafini: Pas katastrofës me Pirlo-n, atij i mjafton vendi i tretë…

Delo.autor

PAMJE SKANDALOZE/ Surprizon Serena, këndon NUDO për bamirësi dhe hap… (VIDEO)

Isa.Autor

Real Madrid – Alaves, formacionet

Q.Autor

Leave a Comment