Formula 1 Sport

DJALI I 7 HERË KAMPIONIT TË BOTËS/ Schumacher: Fati im është i shkruar që më parë

Mick Schumacher ka thënë se garimi në Formula 1 është i pashmangshëm për të.

Djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher aktualisht do të garojë në Formula 2 me makinën Prema, por ai ka testuar që dy javë më parë, në Bahrein, dy makina të Formula 1: Ferrarin dhe Alfa Romeo.

“Garimi në Formula 1 është pjesë e fatit tim, që është shkruar që më parë. Për mua është e rëndësishme që t’i bëj hapat një e nga një, ndaj garimi në Formula 2 ishte i rëndësishëm para se të debutoj në Formula 1. Nuk e di se kur do të garoj në kampionatin më të bukur, por di që një ditë kjo gjë ka për të ndodhur”, tha piloti 19-vjeçar gjerman, aktualisht pjesë e Akademisë Ferrari.

“Aktualisht nuk mund ta krahasoj veten me asnjë pilot tjetër të Formula 1. Sot për sot krahasohem vetëm me veten time”, tha Mick Schumacher.

Related posts

E ARDHMJA E HARRY KANE NË DILEMË/ Tottenhami ofron 80 milionë euro për talentin italian…

Delo.autor

KLASI MBETET I PËRJETSHËM/ Shikoni se çfarë goli ka shënuar Totti në futbollin e sallës (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Sfida starton në orën 20:45, por UEFA anulon dy gola me VAR në ndeshjen Andorra-Shqipëri

F.autor

Leave a Comment