Futboll Sport

“NE DUHET TË BASHKËJETOJMË ME KËTË”/ Ylli i tenisit analizon: Messi nuk i ka askujt “borxh” në…

Juan Martín del Potro dhe Lionel Messi janë dy nga liderët më të mëdhenj të sporteve në Argjentinë. Nëse ylli i tenisit adhurohet nga të gjithë, futbollisti i Barcelonës persekutohet nga një grup shumë i zhurmshëm i kundërshtarëve, që e qortojnë atë për mosdhënien e maksimumit në ekipin kombëtar. Ato e kritikojnë, ndër të tjera, se nuk kanë arritur ta udhëheqë Albiceleste drejt fitimit të Kupës së Botës, duke e krahasuar vazhdimisht me Maradonën.

Në një bisedë me “AS”, ylli argjentinas i tenisit analizoi situatën e Leos nga pikëpamja e tij, duke u bazuar në faktin se kritikat janë një problem shoqëror argjentinas: Kjo është Argjentina, ne të gjithë e njohim vendin ku jetojmë. Ka njerëz, që i pasqyrojnë frustrimet e tyre te sporti. Ne duhet të bashkëjetojmë me këtë”.

Tenisti i njohur e krahasoi rastin e Messit me atë që duhej të jetonte vetë: Edhe unë kam pësuar gjëra të ngjashme, edhe pse në një shkallë tjetër. E kuptojmë se është shumë e komplikuar t’i bëjmë të gjithë të lumtur. Po bëja shumë mirë në sportin tim, kisha fituar gjëra unike, por më mungonte Kupa Davis. Për këtë kishte jo pak njerëz në Argjentinë, që më kritikonin. Ndoshta donin që unë ta kisha edhe këtë trofe, nuk ishte kritikë, por e përjetova keq”.

Për Del Potro, kapiteni i Barcelonës, Messi, nuk i ka askujt borxh në Argjentinë. Përkundrazi, siguron se ata që e kritikojnë, janë minoritet në numër: Ndjenja ime është se njerëzit e duan Leon. Vetë ai e do atë që bën. Messi është lideri ynë botëror dhe një idhull i të gjithëve në botë. Unë nuk mund të them asgjë të keqe për të, sepse na bën të dukemi më të mirë si komb në botë. Kjo është diçka unike për ne si argjentinas. Jemi shumë krenarë për të. Nëse nuk do ta fitojë Kupën e Botës, jam i sigurt se Messi do të jetë i pari, që do të ndihet keq”. 

Related posts

COMAN RINOVON DERI MË` 2027/ Salihamidzic: Tashmë ka bërë histori, e pret një epokë me Bayernin

Delo.autor

Dështaku Valverde nuk ka justifikim: Përgjegjësia bie mbi…

Delo.autor

LAJMI KEQ për lojtarin e kombëtares, mbrojtësi kuqezi DËMTOHET nga VËLLAI i tij

Isa.Autor

Leave a Comment