Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI I CHELSEAT BËHET QESHARAK/ Morata ngatërron postimin e ish-shokut të skuadrës në “Instagram” (FOTO)

Geri Kehill, mbrojtësi i Çelsit, ditën e djeshme është vënë në qendër të vëmendjes, pasi i ka thënë lamtumirën skuadrës londineze në fund të sezonit.

Madje, anglezi ka thënë dhe disa të vërteta për Sarrin, të cilat janë komentuar jo pak nga mediat e vendit të tij.

Ai e postoi në “Instagram” lamtumirën e tij, i cili u shpërnda dhe mori mjaft komente. Një prej këtyre komenteve ishte dhe i Moratës, i cili mendoi se ish-shoku i tij i skuadrës, do të hiqte dorë nga futbolli.

Marko Alonso, e ka lajmëruar sulmuesin spanjoll, që Kehill nuk po e lë futbollin, por thjesht ikën nga Çelsi.

Ky koment ka shkaktuar jo pak të qeshura në rrjet dhe është shpërndarë nga mediat angleze.

morata

Related posts

E BUJSHME TEK MANCHESTER UNITED/ Zbulohet trajneri që kërkon Ronaldo në drejtim të “Djajve të Kuq”

Delo.autor

PRITET TË LARGOHET NGA LIVERPOOL/ Shaqiri drejt rikthimit në Serinë A. Ja skuadra që e kërkon…

Delo.autor

“NJË DËSHTIM KOLOSAL”/ Capello “FUNDOS” Interin: Vetëm me një futbollist nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment