Bundesliga Futboll

‘Sirena’ angleze për Bartra, United interesohet për shërbimet e tij

Marc Barta është drejt largimit nga Borussia Dortmund.

Mbrojtësi spanjoll ka humbur pozitën e titullarit tek klubi gjerman në ndeshjet e fundit.

Pas ardhjes së zviceranit Manuel Akanji, Bartra nuk shihet si pjesë e rëndësishme e klubit gjerman.

Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga Borussia e Dortmundit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në garë reprezentuesin spanjoll është futur edhe skuadra angleze Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe Bartra shihet si futbollisti ideal.

Dortmund po kërkon rreth 15 milionë euro që ta lë të lirë Bartran i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020.

Në garë për ish-anëtarin e Barcelonës është edhe skuadra spanjolle Betis.

Related posts

KAOS NË BRAZIL/ Ish-klubi i Vinicus dhe Paqueta kërkon shtyrjen e ndeshjes pasi Covid-19 i ka pushtuar

Delo.autor

Humbja ndaj Torinos, shpërthen Tare: Na vodhën pikët!

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Fabio Paratici i gatshëm për transferimin e dy super yjeve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment