Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Inter përgatitje një tjetër goditje, arrin akordin me 16-vjeçarin shqiptar…

Interi po përgatit një goditje tjetër në merkato, konkretisht në sektorin e të rinjve. Në fokus është talenti shqiptar Kevin Zefi, i lindur në vitin 2005, me banim në Irlandë, edhe me pasaportë të këtij vendi. 16-vjeçari do t’i thotë lamtumirë Shamrock Rovers për të fluturuar në Milano në dy javët e ardhshme.

Djaloshi shqiptar, që çuditërisht nuk është pikasur nga FSHF dhe trajnerët kuqezinj, do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të shkruajë kontratën 3-vjeçare. Janë pikërisht kolegët e “SemperInter.com”, ata që e raportojnë këtë lajm. Zefi konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Europë, me Manchester City, Manchester United dhe PSV Eindhoven të interesuar në të kaluarën për shërbimet e tij.

Prindërit e Zefit janë shqiptarë, por vetë ka lindur në Irlandë. Ai shënoi dy herë kundër U-15 të Anglisë, në fitoren 3-1 për irlandezët, në dhjetor 2019. Pra, për momentin, Zefi përfaqëson moshat e vendit ku jeton, por kjo nuk e pengon të ndryshojë mendje dhe të kalojë me kombëtaren e madhe kuqezi. Mbetet në dorën e FSHF-së që të vendosë kontaktet me të, sepse tërë këto klube nuk e kanë kërkuar kot, as Interi nuk ka gabuar që i ofron kontratë 3-vjeçare.

Related posts

Mina kryen testet mjekësore te Barcelona: “Shpresoj të mësoj sa më shumë nga Messi” (FOTO)

Q.Autor

“KANË HARRUAR QË LUAJNË PËR LEGJENDËN”/ Ultras Guerrils thumbojnë sërish skuadrën (FOTO)

Delo.autor

KORRUPSION NË FEDERATËN E NJOHUR TË FUTBOLLIT/ Prokuria e Zvicrën i kthen mbrapsht 34 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment