Champions League Futboll Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Autobusi i ekipit të Barcelonës lë Messin në “Anfield” (VIDEO)

Autobusi i ekipit të Barcelonës nuk priti Lionel Messin por u largua nga stadiumi i Anfield pa argjentinasin pas disfatës së madhe në Champions League nga Liverpool.

Messi përjetoi një natë të tmerrshme pasi Liverpool nxori jashtë Champions League, Barcën me rezultatin 4-0.

Barcelona dukej se kishte avantazh pasi fitoi ndeshjen e parë 3-0 në Camp Nou javën e kaluar.

Dhe humbja e së martës ishte një disfatë e madhe për yllin e futbollit. Mediat raportojnë se autobusi i ekipit të Barcelonës u drejtua drejt aeroportit, ndërsa Messi ishte ende në Anfield.

Futbollisti u mbajt në stadium për të bërë testet anti-doping dhe pjesa tjetër e ekipit nuk ishte në humor për ta pritur.

Megjithatë argjentinasi arriti ti kapte shokët e skuadrës në aeroport dhe u nis drejt Spanjës.

Related posts

Shpresat zhgënjejnë sërish, mbeten të parafundit

Sadik.Autor

DIEGO COSTA NË TELASHE/ Merret nën hetim nga drejtësia spanjolle

F.autor

SHQIPËRI-ISLANDË/ Flet Rudi Vata: Ju tregoj arsyen pse tifozët e kanë braktisur Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment