Kategoria Superiore Shqipëri

Bushic: Flamurtari të sigurt Europën, me Partizanin luftë edhe në Kupë

Flamurtari po “fluturon” lart falë edhe finalizimeve të Tomislav Busic, që këtë sezon ka shënuar 7 gola me shiritin e kapitenit kuqezi në krah. I ftuar në “Zona Gol”, 32-vjeçari nga Spliti, analizoi sezonin e Flamurtarit dhe formën e tij, duke lënë mënjanë rekordet personale, për t’i dhënë më shumë rëndësi ecurisë së skuadrës.

Në ndeshjen e fundit me Partizanit Busic shpërdori fillimisht penalltinë, por ishte me fat teksa topi i kthyer nga Alban Hoxha mbërriti sërish te këmbët e tij, duke e dërguar në rrjetë. Në ato momente të fundit, shpjegon Busic, presioni është shumë i madh për të patur saktësinë dhe qetësinë e duhur.

Flamurtari dhe Partizani do të përplasen sërish në mesjavë për Kupën e Shqipërisë, kompeticion që kroati e vlerëson maksimalisht.

Related posts

“FUNDI I SEZONIT VJEN SHUMË SHPEJT”/ Mesfushori i Partizanit zbulon të ardhmen: Menaxherët po punojnë, shpresoj të transferohem…

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, vendasit barazojnë shifrat, “Demat” me 10 lojtarë

Delo.autor

FIFA I JEP TË DREJTË KUKËSIT/ “Verilindorët” fitojnë gjyqin me mbrojtësin. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Leave a Comment