Futboll Seria A Sport

SHERRI ME GATUSSON/ Largohet nga Milani në verë, Bakayoko nis negociatat me gjigantin…

Pavarësisht se ka kaluar pjesën dërrmuese të sezonit si titullar në 11-shen e Gattusos, Tiemoue Bakayoko pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, për t’u rikthyer të paktën përkohësisht te Chelsea, ekip që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Mesfushori francez është i huazuar me të drejtë blerjeje kundrejt 35 milionë eurove te Milani, por kuqezinjtë nuk kanë në plan të ushtrojnë këtë të drejtë, pasi sjellja e Bakayoko ndaj trajnerit Gattuso dhe një pjese të mirë të grupit, nuk ka qenë korrekte.

Megjithatë në orët e fundit mediat italiane raportojnë se në garë për shërbimet e mesfushorit francez, është futur pikërisht rivali më i madh i Milanit në futboll, skuadra tjetër e qytetit, Interi.

Zikaltrit kanë marrëdhënie mjaft të mira me përfaqësuesin e Bakayoko për Italinë, Federico Pastorello, dhe po negociojnë për një huazim me vlerën e 5 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje në fund të sezonit, kundrejt 32 milionë eurove.

Këto shifra duhet të mirëpriten nga Chelsea, që nëse do të vijojë me Sarrin në pankinë, nuk ka ndërmend të mbajë në Londër francezin, i cili nuk shihet me sy të mirë nga ish trajneri i Napolit.

Related posts

NUK E HARRON MILANIN/ Por në Itali Beckam bashkë me të birin shkon për një…

Delo.autor

U SHKARKUA NGA JUVENTUS/ Sarri gati të marrë drejtimin e ekipit të ri, shumë afër për kontratën me…

Delo.autor

MESAZH LAMTUMIRE NGA KUMBULLA/ Mbrojtësi pranë transferimit tek Inter (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment