Futboll La Liga Sport

DËSHTIMI KOLOSAL NË CHAMPIONS/ Në “Camp Nou” nuk e duan, ky lojtar do largohet në verë

Kohë të vështira për Philipe Coutinhon. Blerja 120 milion euroshe e Barcelonës (plus bonuset) po kalon një moment vërtet delikat.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për yllin brazilian, i cili është vënë në qendër të shënjestrës nga tifozët Barçës, madje askush nuk e do më Coutinhon në “Camp Nou”.

Braziliani është kthyer në një çështje konflikti mes fansave blaugrana, të cilët nuk e konsiderojnë një lojtar të denjë për Barcelonën.

Coutinho me shumë gjasa do të nxirret në shitje nga drejtuesit katalanas në merkaton e kësaj vere, edhe pse shumë gjëra do të varen nga e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde që është vendosur në dyshim serioz nga pas eliminimit nga Champions League në mënyrë të ngjashme për të dytin vit radhazi.

Related posts

TUNDOHET TIRANA/ Vjen ofertë 600 mijë euro për sulmuesin bardheblu

Delo.autor

ICARDI ZGJEDH KLUBIN E RI/ Problem mbetet çmimi që kërkon Interi, ja shifra “galopante”

Delo.autor

Gattuso optimist pas “pokerit”, Milan shënjestron zonën Champions (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment