Futboll Sport

PAS DËNIMIT NGA FEDERATA ITALIANE/ FIFA pezullon menaxherin e njohur Mino Raiola, ja sa dënohet

Liga Italiane e Futbollit vendosi të dënojë për 3 muaj super agjentin e futbollit, Carmine (Mino) Raiola dhe dy muaj kushëririn e tij Vincenzo Raiola, ndërsa FIFA vendosi të ndërkombëtarizojë këtë dënim.

Nëpërmjet një njoftimi mbrëmjen e sotme, qeveria e futbollit botëror lajmëroi se pezullimi i dy agjentëve të ketë edhe efekt ndërkombëtar, pra të jenë të dënuar edhe ndërkombëtarisht, jo vetëm në Itali.

Ky është një lajm mjaft i keq për Raiolën, i cili është menaxher i shumë futbollistëve të njohur, mes të cilëve Zlatan Ibrahimoviç, Mario Balotelli, Paul Pogba, Lorenzo Insigne, etj.

Nëpërmjet këtyre dënimeve, Mino Raiola dhe kushëriri i tij humbin të drejtën për të negociuar marrëveshje, gjatë muajve më të nxehtë të merkatos së verës.

Related posts

MESAZH I FORTË KUNDËR RACIZMIT DHE URREJTJES/ Sulmuesi Bernardeschi: Tani jemi ne italianët të dëbuarit… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Bardheblutë më kërkues, Alban Hoxha në “SIKLET” ndërron… (VIDEO)

Isa.Autor

NJË NGA FUTBOLLISTËT MË MODESTË NË QARKULLIM/ Kante përdor të njëjtën makinë që nga viti…

Delo.autor

Leave a Comment