Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Klubi i njohur i Serisë A po shitet, ja kush janë pronarët e rinj

Ekipi i mirënjohur i Serisë A, Sampdoria, mund të ndryshojë fytyrë së shpejti. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërrim steme ose trajneri, por për presidencën e klubit.

Agjencia  italiane e lajmeve, “ANSA” ka bërë të ditur se presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero po mendon seriozisht që ta shesë klubin.

Fondi anglez Aquilor i ka bërë një ofertë presidentit. 120 milionë euro është shifra e paraqitur për të blerë klubin.

Aquilor i ka premtuar Ferreros që do të qëndrojë në krye të klubit edhe për disa muaj përfshirë merkaton e verës.

Sipas burimeve paratë e Aquilor vijnë nga investitorë arabë, të cilët duan të përhapin influencën e tyrë edhe në Itali. Mos harrojmë se disa nga klubet më të mëdha në Europë si PSG dhe Manchester City drejtohen nga arabët.

Related posts

E BUJSHME/ “Banda kriminale” në Madrid, vidhnin bileta të finales Champions

Delo.autor

Letra prekëse e Xavi Hernandez për mikun e tij Andres Iniest

Sadik.Autor

MBYLLI NJË SEZON TË SHKËLQYER/ “Modestia” e Ibrahimovic: Jam kërcënimi i vetëm, nuk po shoh…

Delo.autor

Leave a Comment