Basketball Të tjera

Kupa e Shqipërisë, ja kalendari i gjysmëfinaleve pas hedhjes së shortit

Do të luhen nesër pasdite (30 janar) dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, ku spikat super-sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit, ndeshje që do të luhet në orën 12:00. Ka qenë ky verdikti që ka dalë sot nga hedhja e shortit kryer në mjediset e FSHB-së, ndërkohë që ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Goga Basket dhe Studentit. Ndërsa më datën 31 janar, ora 19:00, do të luhet ndeshja finale, që do të kurorëzojë edhe skuadrën fituese të këtij eventi.

 

Nga ndeshja Vllaznia-Kamza Basket

Federata Shqiptare e Basketbollit ka konfirmuar gjithashtu se më datën 2 shkurt do të luhen ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj, ku pas hedhjes së shortit kemi këto çifte: derbin Tirana-Kamza Basket dhe Teuta-Partizani. Ndërsa më datën 3 shkurt, ora 18:00, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë për meshkuj. Është vendosur që ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale të këtij eventi, meshkuj e femra, të luhen në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, pranë Tirana Olimpik Park.

Gjysmëfinale Femra, 30 janar (salla Feti Borova)

Tirana – Flamurtari, ora 12:00

Goga Basket – Studenti, ora 15:00

Gjysmëfinale meshkuj 2 shkurt (salla Feti Borova)

Tirana – Kamza Basket, ora 16:00

Teuta – Partizani, ora 18.00

Related posts

Nuk do ta besoni se për çfarë arsyeje e la Ronaldinho futbollin

Q.Autor

SKANDALI TEK SHTANGA/ Shefi i Teutës, Leka: Gjoza ka të drejtë, ja çfarë ndodhi në mbledhje…

Delo.autor

AKSIDENTI I FRIKSHËM NË SILVERSTONE/ Red Bull tregon koston e përplasjes Hamilton-Verstappen

Delo.autor

Leave a Comment