Futboll Sport

PSG RRIT OFERTËN/ 80 milionë euro për mesfushorin brazilian që luan në Serinë A

Skuadra e PSG-së ka nisur sot një tjetër tentativë për të siguruar mesfushorin brazilian të Napolit, Allan. Sipas “L’Equipe”, skuadra kampione e Francës është gati të rritë ofertën, ku nga 60 milionë euro të ofruara fillimisht tani është gati të paguajë 80 milionë euro.

Pra, 20 milionë euro më shumë, ndërkohë që presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon 100 milionë euro. Mesfushori 28-vjeçar luan me Napolin që prej vitit 2015 (159 ndeshje e 9 gola) dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 me ekipin e drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique pritet të udhëtojë ditën e hënë në Napoli për të takuar presidentin De Laurentiis. Ai synon të bindë presidentin napoletan të ulë pretendimet financiare dhe për ta mbyllur këtë marrëveshje rreth shumës 70 milionë euro.

 

Related posts

E FUNDIT/ Vrsaljko kalon me sukses vizitat mjekësore, kroati vidhet ZIKALTËR

Isa.Autor

“VETËM FITORJA ËSHTË REZULTAT POZITIV”/ Çelhaka për ndeshjen me Austrinë: Jemi të bashkuar

Delo.autor

FORMULA 1/ Humbi garën, por u nderua si kampion. Hamilton merr titullin prestigjoz (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment