Futboll La Liga Sport

PARA NDESHJES ME SOCIEDAD/ Zidane nuk e grumbullon, Gareth Bale në prag “divorci” me Realin

Gareth Bale i ka ditët të numëruara te Real Madridi. Sulmuesi uellsian nuk është grumbulluar për takimin e radhës në La Liga me Real Sociedadin në transfertë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në takimin e javës së kaluar me Villarrealin.

Mediet spanjolle kanë shkruar se Bale dëshiron të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm, por “AS” shtoi se Zidane është i vendosur ta largojë, pasi dëshiron të rifreskojë skuadrën me elementë të rinj.

Ish-lojtari i Tottenhamit ka edhe tre vjet kontratë me “Los Blancos”, por fakti që klubi mbretëror dëshiron ta largojë me çdo kusht do të thotë se pretenduesit e mundshëm mund t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit për një çmim të lirë.

 

Related posts

KLOPP MERR LAJMIN E KEQ/ Ja dy yjet e ekipit që mund të mungojnë për 6 ndeshje

Delo.autor

Oferta nga Anglia për Jorginhon e Napolit, vlen 40 milionë euro

Q.Autor

Milani përgatit kontratën për Conten. Ja çfarë pritet

Sadik.Autor

Leave a Comment