Futboll Ligue 1 Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN FRANCEZ/ Ylli shqiptar vjen nga stoli dhe shënon për Reims, ja goli (VIDEO)

Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, e dëshmoi veten në ndeshjen kundër Caen, duke shënuar gol pasi u fut në fushën e lojës.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës ishte lënë në stol për fillimin e kësaj ndeshjeje, mirëpo ai arriti të tregojë se pse e meriton një vend në formacionin e parë me paraqitjen e tij në 44 minuta lojë që i bëri.

Zeneli u fut në lojë në minutën e 56-të të ndeshjes, kur zëvendësoi Pablo Chavarrian.

Ai e ndryshoi lojën e Stade de Reims, që deri në atë moment po humbte me rezultatin 3-1.

Në minutën e 82-të të ndeshjes, Zeneli shënoi nga pika e penalltisë dhe e ktheu në lojë skuadrën e tij, mirëpo edhe tetë minutat e kohës së rregullt nuk i mjaftuan Stade de Reims për të barazuar (ndeshja u mbyll 3-2 për Caen).

Në 14 ndeshjet me klubin francez këtë sezon, Zeneli ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Related posts

JUVENTUS-SASSUOLO/ Trajneri Pirlo nis me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CR7 NUK SHQETËSOHET PËR DËMTIMIN/ Ronaldo dëshiron të luajë kundër Milan por…

Delo.autor

LIVERPOOL-FULHAM/ Pas një gafe të përfituar nga Salah, Lemina ZHBLLOKON sfidën ndaj “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment