Futboll Seria A

Kupa e Italisë, Atalanta sfidon Juventus në gjysmëfinale

Juventus do të kthehet në fushë të martën në mbrëmje për të vazhduar mbrojtjen e titullit në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Atalanta-s në transfertë. Lojtarët e Massimiliano Allegri-t e kanë fituar këtë trofe në tre vitet e fundit, gjë që nuk është bërë nga asnjë skuadër tjetër në historinë e këtij kompeticioni. Torinezët do të paraqiten në këtë ndeshje pas tetë fitoresh radhazi të marra në të gjitha kompeticionet dhe, siç mund të imagjinohet, do të jenë favoritë për të marrë fitoren edhe në këtë sfidë.

Megjithatë, zikaltrit nuk janë një kundërshtar i lehtë për t’u kaluar, siç ka treguar edhe fitorja e marrë kundër Napoli-t në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Dy ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në Bergamo janë mbyllur në barazim 2-2. Trajneri Gian Piero Gasperini ka vendosur të lërë pushim Etrit Berisha, Alejandro Gomez dhe Mattia Caldara në ndeshjen e të shtunës të luajtur në kampionat, që është fituar 3-0 nga ekipi i tij në fushën e Sassuolo-s. Ndërkohë, bardhezinjtë pritet të kenë në dispozicion Gianluigi Buffon, por jo Benedikt Howedes, Juan Cuadrado, Paulo Dybala dhe Claudio Marchisio, të cilët janë ndalur nga dëmtimet.

Shifra dhe Fakte
– Juventus nuk ka pësuar asnjë humbje në 22 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Atalanta-s në të gjitha kompeticionet.
– Juventus ka shënuar të paktën 2 gola në 8 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Atalanta-s në të gjitha kompeticionet dhe në 7 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Italisë.
– Atalanta ka shënuar të paktën dy gola në 5 ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë dhe në 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Juventus në të gjitha kompeticionet.

Related posts

MILAN SIGUROI NJË VEND NË CHAMPIONS/ Kessie dhe Calabria në festë: Fitore e madhe, por është vetëm…

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Juventus gati të sakrifikojë yllin në këmbim të talentit 19-vjeçar

Delo.autor

MESSI NË PRAG DIVORCI ME ANTONELËN? Historia me gazetaren bën bujë

F.autor

Leave a Comment