Bundesliga Futboll Sport

PIKETOJNË PËRFORCIMIN E RADHËS/ Bavarezët gati 100 milionë euro për yllin e Juventusit…

Pas Pavar dhe Hernandez, drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë piketuar objektivin e radhës në merkato. Bëhet fjalë për Paulo Dibalën, për të cilin Juventusi nuk ulet në bisedime për më pak se 100 milionë euro. Shifra nuk përbën problem për klubin bavarez, që kërkon të rrëmbejë argjentinasin pas shtatë vitesh në kampionatin italian.

ronaldo dibala

Përpara se të tentojnë mësymjen, do të pritet fundjava kur të vendoset titulli për të nisur më pas planet dhe strategjinë e merkatos. Megjithëse nuk është konfirmuar qëndrimi i tij, “TZ” bën të ditur se edhe trajneri Niko Kovaç ka dhënë pëlqimin e tij për sulmuesin e Juventusit.

dibala

Përveç cilësisë së padiskutueshme, Dibala do të ishte pjesë e planit për të rinovuar Bajernin, sidomos pas largimeve të Frenk Riberisë dhe Arjen Robenit të cilët do t’i thonë lamtumirë klubit bavarez në fund të sezonit aktual.

Related posts

“E Ç’NDERUAT QYTETIN”/ Tifozët nuk e përtypin dot formën e skuadrës së tyre. I presin në aeroport dhe… (FOTO)

Delo.autor

Rafinha tek Interi? Mediat Italiane: “Tani është një fakt i kryer”

Q.Autor

KONFIRMON YLLI HOLANDEZ/ Robben largohet nga Bayern Munich në…

Isa.Autor

Leave a Comment