Formula 1 Sport Të tjera

PREJ 5 VITESH NË KOMA/ Dokumentar për Michael Schumacher, ja kur do të publikohet

Më 5 janar, në Gjermani dhe në Zvicër pritet të publikohet dokumentari “Schumacher”, për yllin e Formula 1, i cili prej 5 vitesh gjendet në gjendje kome, pas një aksidenti në një pistë skish dhe prej atëherë ende nuk e ka marrë veten, duke qenë vazhdimisht nën kujdesin mjekësor dhe në kurim.

Do të jetë i pari dokumentar mbi 7 herë kampionin e Botës në F1, për të cilin familja e Michael Schumacher ka kontribuuar dhe e ka mbështetur.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se e shoqja, Corinna, do të flasë për herë të parë për bashkëshortin dhe për jetën pranë tij.

Do të ketë edhe intervista me të birin Mick (që aktualisht merr pjesë në Formula 2), me të bijën Gina, të atin Rolf (73 vjeç), si dhe shokë e rivalë në skenën sportive.

Dokumentari, i cili del në vitin e 50-vjetorit të Schumi-t dhe për 25-vjetorin e fitores së parë në F1, do të prezantohet edhe në Festivalin e Cannes.

 

Related posts

FORMULA 1/ Pista më e dashur për fansat rinovon deri në vitin…

Delo.autor

NJË REKLAMË PËR “KATAR 2022″/ Messi kalon para Kupës së Botës: fytyra i thotë të gjitha (VIDEO)

Delo.autor

Marrëveshja, dy Koretë do parakalojnë së bashku në Olimpiadë

Q.Autor

Leave a Comment