Basketball Sport

NBA/ Harden i papërmbajtshëm, Warriors “fundosen” nga Lakers

Një super James Harden udhëhoqi Houston Rockets drejt fitores së 5-të radhazi në NBA. Skuadra teksane mposhti me rezultatin 102-93 Los Angeles Clippers në Toyota Center në një sfidë ku diferencën e bëri ylli i Rockets, James Harden i cili koleksionoi në total 47 pikë 6 rebound dhe 7 asiste. Një paraqitje fantastike ajo e mjekëroshit i cili i vetëm realizoi më shumë pikë se dyshja fantastike e Clippers Leonard-Williams të cilët sëbashku arritën kuotën e 46 pikëve.

Tashmë janë 5 humbjet rresht për Golden State Warriors që u mposht në Staples Center pa shumë vështirësi nga Los Angeles Lakers me rezultatin 120-94. Edhe pa Anthony Davis që nuk luajti për shkak të një dëmtimi kalifornianët ishin shumë të fortë për skuadrën nga Oakland që vuan dëmtimet e rënda që ka pësuar dyshja Curry-Thompson dhe largimin e Kevin Durant. Me 23 pikë 6 rikuperime dhe 12 asiste LeBron ishte më i miri mbi parket për Lakers ndërkohë për t’u vlerësuar edhe paraqitja e Kyle Kuzma, autori i 22 pikëve.

Kjo ishte fitorja e 9-të në 11 takime për Lakers që kryesojnë konferencën e Perëndimit ndërkohë që Warriors pozicionohen të fundit me vetëm 2 fitore dhe 9 humbje. U rikthyen te suksesi edhe kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors që falë një paraqitjeje mbreslënëse të Paskal Siakam autor i 36 pikëve mposhtën me shifrat 106-114 në transfertë Portland Trail Blazzers. Një formë të shkëlqyer tregoi edhe VanVleet i cili realizoi 30 pikë.

Related posts

Manuel Neuer gëzon Kombëtaren e Gjermanisë

Sadik.Autor

MËSOHET KUNDËRSHARI NË EUROPË/ Ja me kë luajnë “Demat” nëse bën mrekullinë ndaj Sheriff

Delo.autor

PEZULLIMI I SPALLETTIT/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR për trajnerin ZIKALTËR

Isa.Autor

Leave a Comment