Europa League Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i finales Chelsea-Arsenal në Europa League, ja emri

UEFA ka zyrtarizuar arbitrin që do të vendosë drejtësi në finalen e Europa Leagues.

Është gjyqtari italian, Gianluca Rocchi të cilit i është besuar finalja e madhe e 29 majit në Baku ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit.

UEFA ka bërë të gjitha përgatitjet që finalja e garës së dytë më të madhe për klube në Evropë të zhvillohet normalisht, duke punuar edhe në pritjen e tifozëve të dyja skuadrave.

Trajneri italian do të ndihmohet në këtë përballje nga dyshja tjetër referuese, Filippo Meli dhe Lorenzo Manganelli, në finalen që starton në orën 21:00.

Finalja që do të mbahet në stadiumin ‘Olympico’ në kryeqytetin e Azerbajxhanit, do t’i mirëpresë 12.000 tifozë në total nga të dyja skuadrat, ndërsa pjesa tjetër do të jetë për tifozët e tjerë.

Për Gianluca Rocchin kjo do të jetë finalja e parë në Europa League.

Related posts

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

SHOKUESE DHE SKANDALOZE/ Alegri nuk e merr Ronaldon në fazën përgatitore

Isa.Autor

FORMULA 1/ Wolff: Te Hamilton zgjuan bishën brenda pas penalizimeve në Brazil

Delo.autor

Leave a Comment