Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Wolff: Te Hamilton zgjuan bishën brenda pas penalizimeve në Brazil

Dy garat e fundit në Formula 1, ato të zhvilluara në Brazil dhe Katar, ishin një dominim total i Leëis Hamilton dhe Mercedes, që triumfoi dhe ngushtoi në 8 pikë avantazhin ndaj Max Verstappen. Veçanërish gara e Brazilit do të kujtohet gjatë, pasi Hamilton e nisi garën “sprint” të shtunën nga vendi i 20-të pas penalizimit për DRS (u rendit i pesti).

Ndërsa garën e së dielës e nisi nga vendi i dhjetë (tjetër penalizim me 5 pozicione) dhe në fund triumfoi, duke parakaluar pikërisht rivalin e tij për titull në pistë. Më pas erdhi triumfi i lehtë në Katar, me një Mercedes superior në pistë.

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, duke folur për këto dy gara thotë: “Hamilton ishte shumë i karikuar para garës sprint ditën e shtunë në Brazil. Ai ishte i jashtëzakonshëm në atë pistë dhe atë ritëm ruajti edhe në Katar. Në Brazil, ata që e penalizuan, zgjuan bishën që ndodhej brenda Hamilton. Tani të përgatiten për ta përballuar atë”.

Related posts

HUMBJA NDAJ MILAN/ Mourinho ia vë fajin gjyqtarit: Pa personalitet, ku ishte penalltia e tyre?

Delo.autor

“ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ As Zidane dhe as Guardiola, Mesfushori Kroos zgjedh trajnerin më të mirë

Delo.autor

E PABESUESHME/ Allegri me JUVENTUSIN e tij vendosin rekord në Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

Leave a Comment