Futboll Premier League Sport

U MBYLL KAMPIONATI NË PREMIER/ Vajza e Salah shënon pas ndeshjes, egjiptiani ngel i befasuar (VIDEO)

Premier League është mbyllur në mënyrën më fantastike të mundshme me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që “luftuan” deri javën e fundit për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp përfundoi e dyta në Premierligë me 97 pikë të grumbulluara, një më pak se Manchester City.

Pas ndeshjes, Mohamed Salah mori çmimin e “Këpucës së Artë” si golashënuesi më i mirë i ligës së bashku me Sadio Mane dhe Aubameyang.

Egjiptiani ishte në stadium së bashku me gruan dhe vajzën e tij, Makka e cila bëri një vrapim nga mesi i fushës përpara se të godiste topin për ta futur në rrjetë.

Anfield u përgjigj duke bërë një duartrokitje të madhe për vajzën e Salah.

Related posts

Valladolid 0-1 Barcelona, notat e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

Zidane: Iniesta e ka merituar Topin e Artë për gjithçka i ka dhuruar futbollit

Sadik.Autor

PRITET TË DHUROJË SPEKTAKËL NË FUSHË/ Trashi ndez derbin: Me Tiranën…

Delo.autor

Leave a Comment