Futboll Sport

Ibrahimovic lodhet nga akuzat: Le ta heqim fare VAR-in

Zlatan Ibrahimovic u akuzua se kapi për fyti portierin kundërshtar në ndeshjen ndaj New York City, mirëpo “bomberi” suedez ka dhënë një version të tijin për atë episod.

I thashë gjyqtarit se ai po shtirej si i dëmtuar, por unë nuk e preka atë. Ai më goditi”, tha fillimisht Ibrahimovic.

“Unë preka topin dhe i thash se nuk e preka kundërshtarin. I thash ta shohë në VAR sepse për këtë punë është VAR, por gjyqtari nuk deshi ta shikonte. Për çfarë e mbajmë VAR-in?! Mendoj se duhet ta heqim fare dhe të luajmë pa të”, tha 27-vjeçari i irrituar.

Aktualisht Ibrahimovic dhe LA Galaxy nuk po kalojnë një moment të mirë në MLS, ku në tre ndeshjet e fundit kanë humbur radhazi.

Related posts

Zidane nxeh El Clasico-n: Përse nuk do ta nderojmë Barçën në Camp Nou

Sadik.Autor

“Më vjen keq për Arsenalin që do të ketë punë me Milanin”

Q.Autor

Skendina e pabesueshme e sulmuesit të Flamurtarit, gjeti minutat shtesë të Bajern-Real (FOTO)

Sadik.Autor