Futboll Premier League

Pështyu kundërshtarin, 6 ndeshje pezullim për yllin e West Ham

Mbrojtësi i West Ham Arthur Masuaku është pezulluar me gjashtë ndeshje pasi ka pështyrë Nick Powell në humbjen e raundit të katërt të FA Cup ndaj Wigan Athletic të shtunën.

24-vjeçari ka parë kartonin e kuq pas incidentit, i cili ndodhi në minutën e 49-të.

Masuaku ka kërkuar falje për veprimin e tij një ditë më pas, duke pranuar se ishte e papranueshme dhe se reagimi nuk ishte pjesë e karakterit të tij.

Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se ish-lojtari i Olympiacos do të pezullohet për gjashtë ndeshje, teksa do të humbasë ndeshjet ndaj Crystal Palace, Brighton, Watford, Liverpool, Swansea City dhe Burnley, duke u rikthyer në ndeshjen brenda ndaj Manchester United më 18 mars.

“Ai do të dënohet edhe nga ne,” është shprehur trajneri David Moyes.

Related posts

Tifozët e PSV-së e qëlluan me GOTË BIRRE, shikoni gjestin DRASTIK të Politanos (VIDEO)

Isa.Autor

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Trajneri Emery: Një herë Ferguson më pyeti “nuk do të të pëlqente që…”

Delo.autor

LËSHON “TENTAKULAT” NË SERIE A/ Barcelona me sytë nga Milani, kërkon liderin e “kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment