Futboll Sport

FUTBOLLI ËSHTË NË ANKTH/ Parandjenja e Sala, ishte i frikësuar para fluturimit

Të gjithë janë në ankth për të ardhmen e Emiliano Sala, sulmuesi që ishte gati të niste një aventurë të re në  Premier League me Cardiff-in pas sezoneve të kaluara te Nantes para se të zhdukej të hënën në mbrëmje bashkë me avionin që duhej ta dërgonte në Uells.

Shpresat për ta gjetur të gjallë argjentinasin janë shumë të vogla, veçanërisht nëse avioni ka rënë në Channel Islands. Për momentin nuk ka asnjë gjurmë të avionit “Piper Malibu” me të cilin lojtarit është nisur nga Nanates për të shkuar në Cardiff. Gjithsesi, kjo nuk ka qenë hera e parë që ai udhëtonte me këtë avion…

Sala, siç ka shpjeguar “Mirror”, ka patur një parandjenjë të keqe. Sulmuesi, në fakt, ka shkuar në Nantes fundjavën e kaluar me të njëjtin avion pasi ka nënshkruar kontratën me Cardiffin. Siç ka bërë të ditur revista franceze, Sala u ka thënë ish-shokëve të skuadrës se e frikësonte ideja se do të udhëtonte përsëri me atë avion, këtë herë për të shkuar në Uells.

Argjentinasi është kthyer në Nanates për t’u përshëndetur me të gjithë dhe për t’u nisur më pas drejt Cardiff-it. Burime afër klubit francez kanë thënë se: “Ka ardhur me avion të dielën dhe të hënën është takuar me të gjithë pjesëtarët e skuadrës. Ka kaluar drekën me të gjithë dhe ka bërë një fjalim frymëzues në fund. Gjithashtu, ka thënë se fluturimi për në Nantes nuk kishte qenë aspak i mirë”.

Duket se sulmuesi ka folur për shqetësimet e tij me ish-shokun e skuadrës, Nicolas Pallois, pikërisht para se të shkonte në aeroport. Ka bërë foton tradicionale me ish-ekipin, atë të lamtumirës, dhe është nisur drejt Uellsit, por avioni i tij është zhdukur kur ka qenë duke fluturuar mbi Channel Islands.

Kërkimet, që kanë zgjatur për 15 orë dhe kanë mbuluar një hapësirë prej 3.000 kilometrash katrorë,  janë ndërprerë dhe do të vazhdojnë ditën e nesërme.

Related posts

E MAHNITËSHME/ 20 mijë interistë i përgjigjen thirrjes së Spallettit

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ Hamilton “pole position” edhe në Interlagos, ndjekin Vettel e Bottas

Isa.Autor

“Antipasta” e finales/ Belgjikë-Angli diskutojnë vendin e tretë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment