Futboll Premier League Sport

LOTUS CHEEK VENDOS TË ARDHMEN/ Zbulimi i sezonit i vë kushte Chelseat, ja garancia

Mesfushori i Chelseat, Ruben Loftus Cheek, ka qenë një nga zbulimet e sezonit.

23-vjeçari ka kërkuar se nëse klubi do të rinovojë me të, atëherë duhet t’i japë garanci se do të aktivizohet titullar dhe do të luajë me vazhdimësi.

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, ndër të tjera ka pasur oferta edhe nga Bayern Munchen, megjithatë preferon të qëndrojë në Londër, gjithnjë nëse klubi i Roman Abramovich dhe trajneri Sarri do të jenë të gatshëm për t’i plotësuar dëshirën mesfushorit.

Edhe në këtë sezon, Loftus Cheek i ka pasur minutat në dispozicion, mirëpo nuk e ka fshehur zhgënjimin sa herë është zëvendësuar apo nuk është aktivizuar.

Duke parë këtë situatë, Cheek ia ka bërë të qartë klubit anglez mendimin e tij.

Ndërkohë, vullneti i Chelseat është për ta mbajtur lojtarin në “Stamford Bridge”, duke qenë se janë të pezulluar nga UEFA për të transferuar futbollistë në dy merkatot e ardhshme.

Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet para këtij kushti tekanjoz të mesfushorit britanik.

Related posts

Afrohet Liga e Kombeve/ “Ikona” CANA jep mesazhin emocionues për SHQIPTARËT

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso zbulon emrin e parë për merkaton, ja dëshira e trajnerit

Delo.autor

I PARI QË I DHA BESIM BROJËS/ Legjenda e Çelsit gati të bëhet trajneri i një tjetër futbollisti të Kombëtares

F.autor

Leave a Comment