Futboll Shqipëri Sport

GJOBA DHE PROÇEDIME PENALE/ Ja 12 të arrestuar për ngjarjet në Tirana-Kukësi

Policia e Shtetit merr masat për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në fund të sfidës Tirana-Kukësi e vlefshme për javën e 12-të Kategorisë Superiore. Gjithçka degradoi pas vërshëllimës së fundit të arbitrit me një grup prej rreth 100 tifozësh ultras të skuadrës bardheblu që zbritën në fushë për t’u konfrontuar me lojtarët për situatën delikate që Tirana po kalon. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të larguar lojtarët e Tiranës nga fusha e Selman Stërmasit dhe tifozët jashtë stadiumit. Policia ka identifikuar 12 tifozë të cilët i ka arrestuar. Për më tepër edhe drejtuesit e klubit bardheblu janë vënë në procedim penal për mospërmbushje të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e takimit.

Deklarata e plotë e policisë:

“Në lidhje me incidentin e djeshëm të ndodhur në satdiumin “Selman Stërmasi” pas përfundimit të ndeshjes midis ekipeve “Tirana- Kukësi”, ju bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike.

Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa:

Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vendqëndrimit fillestar.

Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:

Gj. 18 vjeç, banues në Tiranë
B. 37 vjeç, banues në Tiranë
K. 18 vjeç, banues në Tiranë
K. 18 vjeç, banues në Tiranë
V. 31 vjeç, banues në Tiranë
P. 20 vjeç, banues në Tiranë
D. 18 vjeç, banues në Tiranë
Sh. 18 vjeç, banues në Tiranë
H. 21 vjeç, banues në Tiranë
H. 18 vjeç, banues në Tiranë
M. 18 vjeç, banues në Tiranë
Zh. 22 vjeç, banues në Tiranë.
Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.

Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security” i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A, e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore u morën këto masa:

Gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 26 germa “d” dhe “dh”.
Gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.
Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licencë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018.

Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në lgjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Sqarojmë se për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.

Policia e Tiranës është e vendosur të zbatoj me përpikmëri detyrimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në aktet e mësipërme për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme”, – njofton Policia e kryeqytetit.

Related posts

“DEBUTOI ME LEGJENDËN”/ Zbulimin e Panuçit e prezantojnë te klubi i ri në Hungari si lojtar të Kombëtares

Delo.autor

Historia Leo Messi-Andres Iniesta, “divorc” pas 14 vjetësh dhe 64 titujsh

Sadik.Autor

TRONDITET MILAN/ Portieri Donnarumma pranon ofertën stratosferike të Juventus. Kushti i vetëm është…

Delo.autor

Leave a Comment