Futboll Seria A Sport

“COPPA ITALIA”/ Strakosha nuk mund ta humbasë finalen ndaj Atalantas

Strakosha rikthehet mes shtyllave, titullar në finalen e Kupës së Italisë

Lajme të mira për skuadrën e Lazios në prag të finales së Kupës së Italisë përballë Atalantës, e cila do të luhet nesër.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka hedhur pas krahëve dëmtimin në tendinën e Akilit, teksa në sfidën finale do të marrë vendin e titullarit.

24-vjeçari e pati të pamundur të aktivizohej në ndeshjen e kaluar në kampionat, megjithatë në një sfidë të rëndësishme si Kupa e Italisë, që është objektiv i Lazios, ai nuk mund të mungonte.

Për Strakoshën do të jetë një përballje e veçantë, teksa pjesë e Atalantës janë dy shqiptarët, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Godet Real Madrid, siguron sulmuesin e së ardhmes

Delo.autor

SUKSESI NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Van Gal pranon epërsinë e kundërshtarit: Belgjika? Më e mirë se…

F.autor

KANE REALIST: Belgjika ishte më mirë, u munduam por pa rezultat

Isa.Autor

Leave a Comment