Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

“EPISODET NA KANË HEQUR 20 PIKË”/ Presidenti Halili sqaron deklaratën: Iu drejtova ekipit tim, gabimet janë…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka dashur të saktësojë deklaratat pas derbit me Partizanin.

Në një prononcim për gazetën, ai ka sqaruar se fjala e tij nuk ka qenë në adresë të gjyqtarëve, por të gabimeve që skuadra e vet ka bërë gjatë gjithë kampionatit dhe që i ka kushtuar jo pak klubit në renditjen e Kategorisë Superiore.

“Fjalët e mia pas derbit nuk kanë qenë në adresë të gjyqtarëve, por të episodeve të skuadrës sime. Nuk kam asgjë me gjyqtarët. E kisha fjalën për episodet që na kanë dëmtuar dhe na kanë hequr 20 pikë. Dua të saktësoj këtë aspekt. Është e kotë të numëroj gabimet e ekipit tim, por nuk e kam pasur në adresë të gjyqtarëve fjalën”, është shprehur Refik Halili.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Sulmuesi i Chelsea-t larg Londrës, dy ekipet e mëdha kërkojnë shërbimet e tij. Ja emri…

Delo.autor

Pesë golat më të shtrenjtë në historinë e pesë ligave kryesore europiane

Q.Autor

JOSHËSE/ Milica Daboviç, ish-kapitenia e SERBISË që po “TËRBON” Vlorën (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment