Futboll Shqipëri Sport

PUNIMET NË “ARENA KOMBËTARE”/ Armand Duka: Gabuam me parashikimin në qershor, por shpresoj ta kemi gati në…

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku janë çelur punimet e akademisë së arbitrimit.

Përveç interesit të të rinjve për të qenë pjesë e arbitrimit, Duka u ndal edhe njëherë te mesazhi ndaj ministrisë së financave dhe qeverisë, për të hedhur sytë nga sporti, si dhe foli për një datë të re për çeljen e stadiumit “Arena Kombëtare”.

STADIUMI – Kuptohet që nuk është e lehtë nga pikëpamja konstruktive, arredimi, mobilimi, prodhimi i sinjaleve televizive. Këto gjëra të vogla e bëjnë të vështirë ndërtimin e një stadiumi. Është një projekt shumë i madh, i parealizuar asnjëherë në Shqipëri. Do ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë për në qershor, por është e pamundur që të arrihet. Kështu që uroj që në shtator të mos gabojmë dhe të jemi në kohën e duhur.

FINANCIMET – Asnjëherë nuk duhet ta mendojë as qeveria dhe as një politika që ky është një lëmoshë apo bamirësi për sportin. Qeveria nuk humbet edhe nëse sot do të shpenzojë një lek nga buxheti, do t’i kthehen 4 lekë nesër,apo 1 euro sot 4 euro nesër. Kështu që nuk është investim i gabuar por  një investim rentabël.

THIRRJA PËR TË RINJTË – Fizikisht është sport, por mendërisht është më shumë se sport, sepse do japësh drejtësi në fushën e lojës dhe të japësh drejtësi në fushën e lojës nuk është e lehtë. Sokol Jareci që kam në krah, e ka filluar si ju, ka bërë një karrierë shumë të mirë në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar, kemi edhe vajza që po promovohen ne fushën e arbitrimit. Ne i ftojmë vajzat të merren me këtë sport apo profesion. E kemi filluar vjet këtë akademi, disa vite më parë ka qenë një trajnim spontan. Arbitrat duhet të edukohen shumë mirë pasi janë një faktor shumë i rëndësishëm për një ndeshje futbolli. Nga viti i parë kemi plot 70 arbitra të cilët kanë kaluar testet dhe aktualisht arbitrojnë.

Related posts

MILAN-SALERNITANA/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Leao ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM LOKATELI/ Juventusi monitoron mesfushorin që shkëlqeu në Europian

Delo.autor

PËSOI AKSIDENT TË FRIKSHËM/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish futbollisti i Real Madrid dhe Napoli

F.autor

Leave a Comment